image Marrëveshja Kosovë-Serbi, Greqia: Le të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm

Rajon

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Greqia: Le të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm

news image

Greqia ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për dokumentet, e cila ju lejon qytetarëve të të dyja vendeve të lëvizin vetëm përmes letërnjoftimeve.

Mediat greke raportojnë se Ministria e Jashtme greke ka shkruar se marrëveshja është arritur në kuadër të dialogut të promovuar nga Bashkimi Europian në konsultim me presidentin serb dhe kryeministrin kosovar.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i forcimit të dialogut të ndershëm dhe zgjidhjes së çështjeve të tjera të pazgjidhura që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e të dërguarit special të Bashkimit Europian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajcak”, thotë MPJ-ja greke.

“Greqia vazhdon të punojë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në reagimin e ministrisë.

/GazetaSinjali/