Për marrëveshjen e arritur mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, për blerjen e gazit rus ka reaguar ushtruesja e detyrës së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila
Vuçiq ka bërë të ditur se ka rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Lidhur me këtë, Kusari përmes një postimi në Twitter ka shkruar se: “ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së”.
Tutje ajoi është shprehur se: “tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, qartësisht po rreshtohet krah Rusisë përmes Serbisë”.
This is a well planned action of ???????? siding with the agressor ???????? (for at least three more years) and ignoring completely alignement with #EUPolicy Now everyone who comes upfront defending what there’s nothing left to be defended, is clearly siding with ????????through ???????? pic.twitter.com/TJGJmbrWP7
— Mimoza Kusari (@mimozakusari) May 29, 2022
Vuçiq, në deklarimin për gazetarët pas bisedës me Putinin, ka thënë se me të ka folur për disa tema, por se kryesorja ishte marrëveshja për importin e gazit nga Rusia dhe çmimin e tij. Ai këtë marrëveshje e cilësoi si “të favorshme”.
Pas nisjes së agresionit të Rusisë në Ukrainë, vendet perëndimore po synojnë të gjejnë forma alternative për të shmangur përdorimin e gazit rus për të hequr varësinë e tyre nga Rusia. Derisa presidenti ukrainas Zelensky akuzoi evropianët se po e paguajnë gazin rus me jetën e ukrainasve në vend të eurove ose rublave. Ai në vazhdimësi ka bërë thirrje që të ndalin përdorimin e gazit që vjen nga Rusia.