image Marrëveshja e grurit të Detit të Zi, Zelensky viziton Erdoganin të premten

Botë

Marrëveshja e grurit të Detit të Zi, Zelensky viziton Erdoganin të premten

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Turqinë të premten për bisedime me presidentin Tayyip Erdogan mbi marrëveshjen e grurit të Detit të Zi dhe zhvillimet në luftën në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi pason raportet se banka ruse bujqësore Rosselkhozbank ka vendosur të mos konsiderojë ngritjen e një filiali që mund të lidhet me sistemin global të pagesave SWIFT.

Një veprim i tillë mendohej të ishte një hap që mund të shmangte kolapsin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi që do të skadonte më 17 korrik.

Turqia dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan marrëveshjen e vitit të kaluar, e cila lejon eksportin e grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, pavarësisht luftës së vazhdueshme.

Por Rusia, e zemëruar për aspektet e zbatimit të saj, ka kërcënuar se nuk do të lejojë rinovimin e mëtejshëm përtej 17 korrikut, raporton Reuters.

Zelenskiy dhe Erdogan do të zhvillojnë bisedime ballë për ballë dhe gjithashtu do të marrin pjesë në takime ndërdelegacionesh, tha Anadolu.

Erdogan, i rizgjedhur muajin e kaluar për një mandat tjetër pesëvjeçar, ka kërkuar të mbajë lidhje të forta me Kievin dhe Moskën që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Turqia, një anëtare e NATO-s, nuk është bashkuar me aleatët e saj perëndimorë në vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë, por gjithashtu ka furnizuar me armë Ukrainën dhe ka bërë thirrje që të respektohet sovraniteti i saj.

/GazetaSinjali/