Mediat angleze raportojnë se mesfushori belg Marouane Fellaini ka vendosur të kthehet në Premier Ligë.
Ky kthim i Fellainit po bëhet ende pa i mbushur një vit në Superligën e Kinës te skuadra e Shandong Luneng, ku u transferua për 15 milionë euro.
Mediat raportojnë se trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka kontaktuar atë dhe se është i gatshëm të paguajë 10 milionë euro dëmshpërblim për 32-vjeçarin./Gazeta Sinjali/