Disa markete në Kosovë po rrisin çmimet e produkteve pas përhapjes së koronavirusit.
Një qytetar i shqetësuar për ngritjen e çmimeve ka publikuar fotografi ku tregon se çmimi i pashtetave tani më nuk është 95 cent por 1.15 euro, raporton Gazeta Sinjali.
Qeveria e Kosovës ka marr masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit duke mbyllur kafeteritë, restorantet, qendrat tregtare dhe duke bërë thirrje për qytetarët që të qëndrojnë mbyllur në shtëpi.
Marketet janë hapur në mënyrë që qytetarët të furnizohet me mall, por disa prej tyre kanë ngritur çmimet e produkteve për konsumatorët.
Në nj ërën nga marketet e Kosovës shihen pashtetat të cilat kanë ngritje të çmimeve për 20 cent.
Në raft shihet që çmimi i pashtetës Argeta është 1 euro e 15 cent, ndërkohë që më parë ishte 95 cent.
Qeveria ka bërë thirrje që nëse vëreni ngritje të çmimeve të thërrisni në numrin 0800 80 800, Agjencionin Tatimor të Kosovës./ Gazeta Sinjali/