image Marketet në Prizren rrisin edhe çmimin e letrave të toaletit

Kosovë

Sinjalizim/ Marketet në Prizren rrisin edhe çmimin e letrave të toaletit

news image

Një market në Prizren (i njohur për redaksinë) përveç rritjes së çmimit të produkteve ushqimore, ka shtrenjtuar edhe letrat e toaletit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas një sinjalizuesi, nga 4.60 euro sa kanë qenë gjatë ditës së djeshme, çmimi i letrave të toaletit sot ka shkuar në 5.25 euro.

“Market X e kish rritë çmimin e palomave për WC nga 4.60 cent i kishin bo 5.25 euro, i kishin shtrenjtu edhe shumë artikuj tjerë”, tha ky sinjalizues për Gazetën Sinjali.

Që nga shfaqja e dyshimeve për koronavirus dhe tani pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura, janë raportuar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, baranave, masave mbrojtëse si dhe produktet higjenike.

Qeveria e Kosovës ka bërë thirrje që për çdo rast të rritje së çmimeve, qytetarët të rapotojnë në numrin 0 800 80 800. /Gazeta Sinjali/