Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ka bërë që kosovarët të frekuentojnë marketet me gjëra ushqimore për të siguruar rezerva afatgjate.
Një situatë e tillë ka shkaktuar rrezik në këto pika shitëse, për shkak të fluksit të madh të njerëzve dhe rrezikut potencial për përhapjen e virusit të ri COVID-19, pasi që autoritetet e shëndetësisë në vend dhe ato në botë gjatë tërë kohës kanë apeluar te qytetarët të rrijnë së paku 2 meta larg njërit tjetrit.
Mirëpo për këtë situatë, duket se marketet në Kosovë e kanë gjetur tanimë zgjidhjen.
Në shumë pika shitëse, punëtorët e marketeve kanë shënuar vet distancën me anë të vizatimit të disa katrorëve afër arkës së pagesave.
Me këtë sigurohet që secili person, në pritje për të bërë pagesën do të duhet të mbajë edhe distancën. /GazetaSinjali/