image Maradona largohet nga klubi argjentinas

Futboll

Sport/ Maradona largohet nga klubi argjentinas

news image

Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Armando Maradona, është larguar nga posti i trajnerit i klubit të Gimnasia y Esgrima La Platas.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi përmes një njoftimi, transmeton Gazeta Sinjali.

Maradona nuk është më trajner i Gimnasias. Mariano Messera do ta drejtojë ekipin në ndeshjen e radhës ndaj Arsenal Sarandit.”

Kujtojmë se më herët mediat kishin raportuar se Maradona nuk do të qëndronte në krye të klubit nëse presidenti Gabriel Pelegrino do të rizgjidhej, gjë kjo e cila edhe ndodhi.

Maradona është larguar nga ky klub vetëm pas dy muajsh që kishte marrë postin./Gazeta Sinjali/