Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot 15 viktima, 1,039 persona të infektuar dhe 998 të shëruar me koronavirusis, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dhënat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik i referohen testimit të 3,143 mostrave në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 1,561.
Nga 56,164 persona të diagnostikuar me COVID-19, 33,892 janë shëruar ndërsa 20,711 raste ende janë aktive.