image Maqedonia e Veriut barazon rezultatin, Pandev shkruan historinë

Futboll

Maqedonia e Veriut barazon rezultatin, Pandev shkruan historinë

news image

Sot kombëtarja e Austrisë po përballet me debutuesen e EURO-s, Maqedoninë e Veriut, shkruan Sinjali Sport.

Përfaqësuesja maqedonase barazoi në 1-1.

Kapiteni Goran Pandev u gjend më së miri, pas gabimit të portierit austriak dhe shënoi golin e parë në histori të Maqedonisë në një kampionat evropian.

Austria kaloi në epërsi në minutën e 18-të me golin e Stefan Lainer, pas një super asistimi të Sabitzer.

Ky ballafaqim ka filluar në ora 18:00 dhe po luhet në stadiumin “Arena Nationala” në Bukuresht.

Kjo është paraqitja e parë për skuadrën nga Gadishulli ballkanik, Maqedoninë e Veriut, ku në formacion startues janë edhe katër futbollistë shqiptarë si: Ademi, Musliu, Alioski dhe Bardhi.  /Gazeta Sinjali Sporti/