image Maqedoni e Veriut: 25 të vdekur dhe 613 raste të reja me COVID-19

Rajon

Maqedoni e Veriut: 25 të vdekur dhe 613 raste të reja me COVID-19

news image

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 viktima nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Përmes raportit ditor, kjo ministri bën të ditur se nga testimi i 1 mijë e 837 mostrave, janë konfirmuar edhe 613 persona raste të reja të infektimit me koronavirus.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë shëruar 688 pacientë, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të bie në 2 mijë e 103.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73 mijë e 638 raste pozitive, prej të cilëve 2 mijë e 121 kanë vdekur, ndërsa 49 mijë e 414 të tjerë janë shëruar./Gazeta Sinjali/