image Maqedonci rrëfen për telefonatën që mori nga Kurti mëngjesin e 24 shtatorit

Politikë

Maqedonci rrëfen për telefonatën që mori nga Kurti mëngjesin e 24 shtatorit

news image

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për ngjarjen e rëndë të 24 shtatorit ku pas një sulmi terrorist mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Maqedonci ka treguar se lajmin për atë që po ndodhte në veri ia ka dhënë kryeministri Albin Kurti përmes telefonit në mëngjesin e 24 shtatorit.

Ministri Maqedonci ka thënë se Kurti është i qetë dhe i matur edhe në situatat më të rënda dhe se lajmin për ngjarjen në veri ia ka dhënë në mënyrë të natyrshme.

 “Kryeministri Kurti më të vërtetë është shumë i matur dhe i qetë edhe në situatat më të rrezikshme, më të këqija. E ka thënë shumë në mënyrë të natyrshme. Ka njoftuar për gjendjen dhe ka thënë se do të bëhet një sinkronizim dhe do të analizohet situata. Pastaj gjatë gjithë ditës kemi vazhduar komunikimin me të dhe ministrat e linjave”, ka thënë Maqedonci në Frontal.

/GazetaSinjali/