Mike Tyson edhe sot vazhdon me shprehitë ekstravagnte që e kanë karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij si boksier, por edhe në jetën jashtë saj.
Që prej vitit 2018, ish-kampioni ka ngritur një fermë në Kaliforni ku i është kushtuar ekskluzivisht kultivimit të marihuanës për konsum. Por si zakonisht, fitimet “Iron Mike” nuk i kursen. Së fundmi ka zbuluar edhe shumën marramendëse që shpenzon për konsum personal.
Gjatë një interviste radiofonike, Tyson i thotë ortakut të tij në fermë, Eben Britton:
“Sa pimë në muaj? Rreth 40.000 dollarë kanabis në muaj”.
Ndërsa ai i përgjigjet: “Pimë rreth 10 tonë kanabis në muaj”.
Tyson gjithashtu tha se të ardhurat mujore nga shitjet janë rreth 500.000 dollarë./Sinjali/