image Babai i Tyson Furyt e sfidon Mike Tysonin për një meç: Do të tentoj ta nokautoj

Sporte Luftarake

Babai i Tyson Furyt e sfidon Mike Tysonin për një meç: Do të tentoj ta nokautoj

news image

John Fury, babai i Tyson Furyt është shprehur i gatshëm për t’u përballur me Mike Tysonin për një meç. Ai është shprehur i interesuar për t’u përballur me amerikanin pasi thotë se është më i shëndetshëm se ai dhe do të tentonte ta nokautonte.

Mike Tyson i gëzoi shumë tifozë të boksit me lajmin se do t’i jepte fund pensionimit për t’i zhvilluar disa meçe bamirëse, pasi muajin e kaluar publikoi edhe pamje nga stërvitjet e tij për këtë rikthim në ringun e boksit.

Që nga atëherë, shumë ish-boksierë e boksierë janë shprehur të gatshëm të luftojnë kundër amerikanit dhe kësaj liste së fundi iu bashkua edhe John Fury.

“Dëgjoni, unë dua ta provoj. Në fund të fundit, unë e emërova djalin tim për nder të tij, kështu që do të ishte e këndshme. Unë e di se ai nuk do të ishte në formë më të mirë se unë. Unë e kam këtë epërsi sepse kam jetuar më mirë”, ka thënë Fury.

“Unë jam i madh dhe jam i fortë dhe ai e ka kaluar më të mirën e vet. Unë nuk konsumoj alkool, cigare, nuk bëj gjëra që s’duhet t’i bëj dhe stërvitem çdo ditë. Unë dukem i trashë si derr, por mund të vrapoj 10 milje pa problem”.

“Po stërvitem gjatë gjithë kohës, jam në formë të mirë dhe jam i fuqishëm. Do të tentoj ta nokautoj. Do ta bëj më të mirën që mund ta bëj, nuk frikësohem të hyj në ring”. /Gazeta Sinjali/