image Mandzukic në bisedime me gjigantin italian, afër rikthimi i tij në Serie A

Futboll

Mandzukic në bisedime me gjigantin italian, afër rikthimi i tij në Serie A

news image

Mario Mandzukic është ende në kërkim të skuadrës të re, teksa raportohet se mund të rikthehet në Serie A, transmeton Sporti në Sinjali.

Që nga korriku i vitit të kaluar, sulmuesi kroat është pa skuadër. Mirëpo, 34 vjeçari shumë shpejt mund të bëhet me skuadër të re.

Sipas ‘Sky Italia’, drejtorët e klubit të Milanit janë takuar me agjentin e lojtarit dhe e dëshirojnë rikthimin e tij në kampionatin italian.

Sipas mediumit italian, ditët e ardhshme do jenë vendimtare dhe mbetet të shihet nëse palët do finalizojnë marrëveshjen.

Kujtojmë që Mario Mandzukic ka kaluar pesë vite te Juventusi në Serie A (2015/2020). /Sporti në Sinjali/.