image Mandati i Etem Arifit dhe pozicioni i Behgjet Pacollit, mësohet se çfarë vendosi komisioni parlamentar

Kosovë

Kuvendi/ Mandati i Etem Arifit dhe pozicioni i Behgjet Pacollit, mësohet se çfarë vendosi komisioni parlamentar

news image

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtoheshin disa çështje.

Artan Abrashi nga LVV ka njoftuar se kanë shqyrtuar dy pika që janë kërkesa njëra nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi dhe kërkesa e dytë ka të bëjë për interpretim të pozicionit të deputetit nga Behgjet Pacolli.

“Kemi theksuar qëndrimin tonë që tashmë i takon organet e rendit brenda gjykatave. Komisioni me shumicë votash nuk ka dashur ta trajtojë këtë çështje pasi vlerëson se nuk është në kompetencat e saj”, tha Abrashi.

Sa i përket kërkesës së Behgjet Pacollit, për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese, Abrashi tha se “ne nuk e kontestojmë imunitetin e deputetit por që komisioni nuk ka mandat ta shqyrtojë imunitetin shëndetësor”.

“Kjo çështje nuk duhet të trajtohet nga komisioni për mandate”, tha Abrashi. /Gazeta Sinjali/