image Mancini pret që ndeshja kundër Zvicrës të jetë më e rëndësishmja e grupit

Futboll

Mancini pret që ndeshja kundër Zvicrës të jetë më e rëndësishmja e grupit

news image

Pas debutimit me fitore kundër Turqisë, kombëtarja italiane do të përballet me Zvicrën në raundin e dytë të ndeshjeve në grupe, duke e ditur se me një sukses të mundshëm të kaltrit do të arrinin kualifikimin, transmeton Sinjali Sport.

Trajneri Mancini, në konferencën për shtyp para sfidës me helvetët, deklaroi:

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë, ne e respektojmë Zvicrën, e cila është një ekip kombëtar shumë i fortë që gjithmonë e ka vënë Italinë në vështirësi. Ka lojtarë të mirë dhe me përvojë dhe një trajner që e njeh futbollin tonë. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer”.

Pas debutimit pozitiv kundër Turqisë, Italia konsiderohet favorite edhe kundër Zvicrës së Petkovicit.

 “Nëse e thonë “bookmakers”-at anglezë, e pranojmë, por turneu është akoma i gjatë. Ata vuajtën nëndeshjen e parë, por ishte nxehtë, ne i njohim cilësitë e tyre, janë teknikë dhe dinë të luajnë futboll. Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte”.

Dyshimet sa i përket formacionit janë, pak a shumë, të njëjtat, duke filluar nga roli i qendërsulmuesit, me Immobilen ende favorit ndaj Belottit.

“Të gjithë lojtarët tanë janë titullarë, edhe kur bëjmë ndonjë ndryshim është çdo gjë “ok”. Falë djemve, kushdo që do të zbresë në fushë, nuk do ta ndryshonte rezultatin”. /Gazeta Sinjali Sporti/