Manchester United ka gjetur fitoren e parë në Ligën e Evropës për këtë edicion.
‘Djajtë e Kuq’ ishin mposhtur në ndeshjen e parë të fazës grupore ndaj Real Sociedadit në “Old Trafford” me rezultat të ngushtë 1-0.
Anglezët tani kanë triumfuar në ndeshjen e dytë ndaj skuadrës moldave Sheriff Tiraspol, duke fituar me rezultat 2-0 në udhëtim.
Dy golat për ‘djajtë’ u shënuan nga Jadon Sancho në minutën e 17-të, pas një asistimi nga Christian Eriksen, dhe tjetri nga Cristiano Ronaldo në minutën e 39-të nga penalltia, i cili ishte goli i parë i portugezit në karrierë i shënuar në Ligën e Evropës.
United me këtë fitore tani ndodhen në pozitën e dytë në grupin E, me nga tre pikë të mbledhura së bashku me Sheriff Tiraspol, kurse Real Socidead ndodhet në pozitën e parë me pikët e plota pas dy ndeshjeve, pasi spanjollët mposhtën klubin nga Qipro, Omonia me rezultat 2-1.