image Manchester United e zbulon shifrën që e kërkon për Pogban

Futboll

Sport/ Manchester United e zbulon shifrën që e kërkon për Pogban

news image

Skuadra e Manchester Unitedit e ka zbuluar shumën që kërkojnë për mesfushorin francez, Paul Pogba.

Sipas mediumit britanik “Daily Star”, Unitedi do të kërkojë 150 milionë funte apo rreth 180 milionë euro nga çdo marrëveshje që përfshin shitjen e Pogbas në muajin janar. 

Kujtojmë se Pogba erdhi si transferim i madh te Unitedi nga skuadra e Juventusit. Megjithatë, përveç sezonit të parë, ai ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te kjo skuadër.

Tanimë pas kësaj situate, Pogba, po kërkohet me ngulm nga klubet e mëdha evropiane: si Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germain./Gazeta Sinjali/