image Manchester City përfundon me sukses vizitën ndaj Brightonit

Futboll

Manchester City përfundon me sukses vizitën ndaj Brightonit

news image

Manchester City ka arritur që ta mposhtë Brightonin në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.

Citizens triumfuan si mysafirë të Brightoni me rezultat 1-4.

Skuadra nga qyteti i Manchesterit dominoi vendasit, sidomos gjatë pjesës së parë, kur edhe i shënuan tre golat.

Foden me dy gola dhe Gundogan e Mahrez me nga një tjetër ia sollën triumfin e radhës Guardiolës.

Golin e nderit të vendasit e realizoi, Mac Allister nga pika e bardhë.

Pas mbarimit të këtij ballafaqimi, City arkëton 20 pikë në pozitën e dytë, kurse me 15 pikë në pozitën e katërt gjendet Brightoni. /Gazeta Sinjali Sporti/