Manchester City ka arritur që ta mposhtë Brightonin në kuadër të xhiros së nëntë në Premierligë, shkruan Sinjali Sport.
Citizens triumfuan si mysafirë të Brightoni me rezultat 1-4.
Skuadra nga qyteti i Manchesterit dominoi vendasit, sidomos gjatë pjesës së parë, kur edhe i shënuan tre golat.
Foden me dy gola dhe Gundogan e Mahrez me nga një tjetër ia sollën triumfin e radhës Guardiolës.
Golin e nderit të vendasit e realizoi, Mac Allister nga pika e bardhë.
Pas mbarimit të këtij ballafaqimi, City arkëton 20 pikë në pozitën e dytë, kurse me 15 pikë në pozitën e katërt gjendet Brightoni. /Gazeta Sinjali Sporti/