image Manchester City kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, Akanji njëri ndër objektivat

Futboll

Manchester City kërkojnë të përforcojnë repartin e mbrojtjes, Akanji njëri ndër objektivat

news image

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmundit, Manuel Akanji është në bisedime për një lëvizje te Manchester City, Pep Guardiola ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e ndonjë blerje tjetër në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

Reprezentuesi zviceran Akanji është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk është paraqitur për Dortmundin këtë sezon.

Akanji u transferua në Dortmund nga Basel në vitin 2018 dhe ka qenë i rregullt në ekipin e parë që nga ardhja e tij. Ai bëri 36 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar. Por 27-vjeçari është rrëzuar në Dortmund me ardhjen e Niklas Sule nga Bayern Munich dhe Nico Schlotterbeck nga Freiburg.

Nesër me datë 1 shtator, ora 23.59, mbyllet merkatoja verore e transferimeve. Mirëpo kjo nuk nënkupton që nuk do të bëhen transferime të tjera në dy ditët e fundit, afati tjetër i transferimeve hapet në muajin janar, 2023

/GazetaSinjaliSport/