Skuadra e Manchester Cityt është në kërkim të një sulmuesi tjetër të ri.
Siç raportojnë mediat spanjolle tashmë zyrtarët e klubit anglez janë takuar me përfaqësuesit e sulmuesit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Talenti francez ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga Camp Nou, tash e një kohë të gjatë, ku për shërbimet e tij janë interesuar klube të mëdha evropiane si PSG dhe Chelsea.
Madje gjatë ditës së sotme u raportua se Dembele është njëri nga lojtarët që Barcelona ka ofruar për talentin tjetër francez të PSG-së, Kylian Mbappe. /Gazeta Sinjali/