image Man Utd kompleton transferimin e portierit sllovak

Futboll

Man Utd kompleton transferimin e portierit sllovak

news image

Manchester United ka zyrtarizuar marrëveshjen me portierin sllovak, Martin Dubravka nga Newcastle United.

Dubravka do t’i bashkohet Unitedit në formë huazimi për një tarifë prej 2 milionë funtesh, dhe klubi do të ketë detyrimin e blerjes për 6 milionë funte nëse ai starton një numër të caktuar ndeshjesh në Premier League.

Dubravka bëhet transferimi i gjashtë i Manchester United këtë merkato verore, pas Tyrell Malacia, Christian Eriksen, Lisandro Martinez, Casemiro dhe Antony.

/GazetaSinjaliSport/