Manchester United ka vendosur që t’ia heq shiritin e kapitenit, qendërmbrojtësit Harry Maguire.
Lajmi është bërë i ditur nga vet kapiteni i deritashëm, Maguire, i cili tha se pas diskutimeve me menaxherin Ten Hag, ai është informuar se do ta ndryshojë kapitenin e skuadrës.
Përmes një shkrese publike në rrjetet sociale, Maguire ka thënë se ndodhet i zhgënjyer me këtë vendim.
Ndër të tjerash ai ka falenderuar tifozët për mbështetjen ndaj tij gjatë kësaj kohe sa ishte kapiten, teksa i ka uruar fat cilitdo lojtar që do ta marrë shiritin e ardhshëm në vazhdim.
Postimi i Harry Maguire:
Pas diskutimeve me menaxherin sot ai më ka informuar se do të ndryshojë kapiten. Ai më përshkroi arsyet e tij dhe ndërsa unë personalisht jam jashtëzakonisht i zhgënjyer, do të vazhdoj të jap gjithçka sa herë që vesh fanellën.
Kështu që doja të them një falenderim masiv për tifozët e Manchester United për të gjithë mbështetjen e tyre të shkëlqyer gjatë kohës që mbaja shiritin në krah.
Që nga dita kur mora rolin, tre vjet e gjysmë më parë, ka qenë një privilegj i madh të drejtoja Manchester United dhe një nga momentet më krenare të karrierës sime deri më sot. Është një nga nderimet më të mëdha në futbollin e klubeve. Unë kam bërë gjithçka që kam mundur për të ndihmuar Unitedin të jetë i suksesshëm – brenda dhe jashtë fushës.
Unë do t’i jem gjithmonë mirënjohës Ole Gunnar Solskjaer që fillimisht më dha përgjegjësinë dhe i uroj kujtdo që ta marrë atë tani çdo sukses dhe ata do të kenë mbështetjen time të plotë.
Harry