image Man United udhëheq garën për nënshkrimin e Onanas

Futboll

Man United udhëheq garën për nënshkrimin e Onanas

news image

Burime të shumta në Itali pohojnë se Manchester United po udhëheq garën për të nënshkruar me portierin e Interit, André Onana, i cili do të zëvendësohet nga Guglielmo Vicario në San Siro.

La Gazzetta dello Sport, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se “Djajtë e Kuq” po bëjnë presion për të nënshkruar me ndërkombëtarin kamerunas, i cili sapo ka përfunduar sezonin e tij të parë me “Nerazzurrët”.

Sipas Gazzettas, Manchester United është ‘gati’ për të bërë një ofertë, ndërsa Il Corriere dello Sport shkroi se Onana ‘do të përqafojë sërish Erik ten Hag’ duke qenë se dyshja tashmë kanë punuar së bashku në Ajax.

Çmimi i kërkuar i Interit për Onanën është rreth 60 milionë euro.

Nga ana tjetër, Vicario i Empolit do të kushtonte rreth 25 milionë euro.

Të martën, presidenti i Toskanëve Fabrizio Corsi tha se një klub i lartë i Serisë A e kishte telefonuar duke i kërkuar informacion për italianin pasi ata mund ta shesin portierin e tyre jashtë vendit.

Chelsea mendohej se do të kryesonte garën për Onanën, por Manchester United tani është përpara në garën për 27-vjeçarin.

/GazetaSinjali/