image Man United rrit ofertën për Martinez, pranë marrëveshjes me Ajaxin

Futboll

Man United rrit ofertën për Martinez, pranë marrëveshjes me Ajaxin

news image

Manchester United është afër ta mposht Arsenalin në garën për mbrojtësin Lisandro Martinez nga Ajax.

‘Djajtë e Kuq’ raportohet se kanë rritur ofertën e fundit për yllin argjentinas, pasi Erik ten Hag e konsideron atë si një element të rëndësishëm ndërtimi të skuadrës së tij te Manchester United.

Sipas raporteve të fundit nga holanda, Manchester United ka bërë një ofertë të re prej 50 milionë euro për Lisandro Martínez, e cila përfshin bonuse lehtësisht të arritshme, me Ajax që thuhet se do ta shqyrtojë sot ofertën, dhe me shumë gjasa do ta pranojë pasi kjo ishte shifra e kërkuar nga holandezët.

Lisandro Martínez mund të trefishojë pagën e tij te United dhe ia ka bërë të qartë Ajaxit se dëshiron të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij, duke luajtur në Premier League.

/GazetaSinjaliSport/