Manchester United ka mposhtur Leicester Cityn në udhëtim duke arritur fitoren e tretë me radhë të edicionit të ri.
‘Djajtë’ kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Jadon Sancho në minutën e 23-të.
United arrin kështu fitoren e tretë me radhë, pasi mposhti Liverpoolin dhe Southamptonin.
Me këtë fitore, United ngritet në pozitën e pestë me nëntë pikë të mbledhura.