Manchester City po planifikon t’i ofrojë një kontratë të re Pep Guardiolas.
Pep Guardiola ka kontratë me klubin anglez deri në qershor të vitit 2023, dhe Man City nuk duken të shqetësuar për të ardhmen e spanjollit.
Siç raporton Fabrizio Romano, bordi i Manchester Cityt nuk e sheh të ardhmen e Pep Guardiolës si problem. Pep është përfshirë në strategjinë e nënshkrimeve të reja të klubit dhe ata shpresojnë të diskutojë një marrëveshje të re.
Agjentët që patën bisedime me Cityn gjithashtu mendojnë se Pep është i fokusuar vetëm në projektin Man Cityt, thekson Romano.
/GazetaSinjaliSport/