image Man City ndalet nga West Hami, titulli mund të vendoset xhiron e fundit

Futboll

Man City ndalet nga West Hami, titulli mund të vendoset xhiron e fundit

news image

Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim si mysafir i West Hamit, në ndeshjen e xhiros së parafundit në Premier Ligë.

“Qytetarët” morën një barazim 2-2 dhe ndërsa kishin mund të humbisnin ndeshjen pasi ishin në disavantazhin e dy golave, në anën tjetër ata edhe mund të kishin fituar ndeshjen në fund të takimit.

45 minutëshi i parë e pa Cityn të ndodhet në disavantazhin e dy golave, kur anglezi Jarrod Bowen realizoi në minutat 24′ dhe 45′.

Në pjesën e dytë, mysafirët reaguan shpejt duke e ngushtuar epërsinë në minutën e 49-të përmes anglezit tjetër, Jack Grealish.

Në minutën e 69-të erdhi goli i barazimi nga Man City, pasi mbrojtësi kundërshtar, Craig Dawson futi topin në rrjetën e gabuar.

Mysafirët nuk ndalën iniciativën dhe vazhduan kërkimin e golit të tretë për të fituar ndeshjen. Ata ishin më pranë se kurrë pasi në minutën e 86-të u akordua penallti në favor të tyre.

Riyad Mahrez mori përgjegjësinë e penalltisë por dështoi të realizonte, duke e kuptuar anën e goditjes portieri Fabianski.

Epilogu final i takimit u mbyll me rezultatin 2-2, teksa titulli ka gjasa të mëdha që të vendoset në xhiron e fundit.

Man City mbetet në pozitën e parë me 90 pikë, katër më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaSinjaliSport/