Robert Abela, avokati 42 vjeçar, është zgjedhur lider i Partisë së Punës në Maltë, duke u bërë automatikisht kryeministër.
Zgjedhja e tij erdhi pas dorëheqjes së kryeministrit Jozef Muskat, i cili është akuzuar për ndërhyrje në hetimet për vrasjen e gazetares investigative Dafne Galicia.
Abela, i cili është djali i ish-presidentit të Maltës, George Abela, do të betohet zyrtarisht ditën e hënë. Ai u zgjodh me votat e 17.500 anëtarëve të partisë së Punës, ndërsa kundërshtari i tij, Chris Fearne mori 2500 vota më pak se Abela.
Aktivist i Partisë së Punës, Abela u bë anëtar i parlamentit maltez në zgjedhjet e fundit, ato të vitit 2017. Ai do të qëndrojë në postin e kryeministrit të vendit deri në shtator të vitit 2022.
Dorëheqja e paraardhësit të tij, Muscat erdhi për shkak të skandalit të krijuar prej vrasjes së gazetares Daphne Caruana Galizia. Ajo u vra në vitin 2017 nga një bombë, ndërkohë që po hetonte rreth korrupsionin në Maltë./Gazeta Sinjali/