Prezantuesja e njohur, e cila bëri bujë të madhe mediatike pas pjesmarrjes në Big Brother VIP Albania 2, Kiara Tito po vazhdon ta shijon martesën e saj me këngëtarin e njohur si dhe fituesin e BBVA2, Luiz Ejllin me të cilin u njohën gjatë qëndrimit të tyre në këtë spektakël.
Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga përfundimi i tij, duket se sot Kiara u mallëngjye për ato ditë dhe hyri të shikonte se çfarë kishin publikuar fansat për njërën nga ditët më të bukura, atë kur çifti “u martua” brenda shtëpisë, e ku ndodhi edhe puthja e parë.
Siç tashmë dihet, rrjeti kishte shpërthyer duke u publikuar gjithandej momentet më romantike të këtij sezoni, pasi puthja nga Kiara ishte pritur për një kohë të gjatë nga Luizi e edhe nga fansat.