image Malishevë: Kapen në flagrancë duke vjedhur në market, arrestohet një burrë dhe dy të mitura

Sinjalizime

Malishevë: Kapen në flagrancë duke vjedhur në market, arrestohet një burrë dhe dy të mitura

news image

Një burrë dhe dy të mitura janë arrestuar mbrëmë rreth orës 18:05 në rrugën “Avdyl Krasniqi” në Malishevë, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre është bërë pasi janë kapur në flagrancë nga një punëtor i marketit duke vjedhur veshmbathje dhe gjëra ushqimore.

Siç njoftojnë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/