image Malishevë/ E vrau qenin pasi ia kafshoi djalin

Siguri

Malishevë/ E vrau qenin pasi ia kafshoi djalin

news image

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Malishevë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka mbytur me armë zjarri qenin e të dyshuarit tjetër, kjo sepse qeni i kishte kafshuar djalin e tij.

Policia ka kontrolluar shtëpinë e njërit nga të dyshuarit me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë me dy karikator me 29 fishek.

Gjithashtu policia ka konfiskuar edhe një armë gjuetie dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/