image Malisheva strehon 70 persona të prekur nga tërmeti

Solidarizëm/ Malisheva strehon 70 persona të prekur nga tërmeti

news image

Komuna e Malishevës ka akomoduar 70 persona të ardhur nga zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri, kryesisht nga Durrësi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Malishevës.

“Të gjitha këto familje janë akomoduar në disa familje në qytet dhe fshatra, ndërsa ata sot janë vizituar edhe nga zyrtarët komunal të Malishevës
Gjatë vizitave në këto familje, përgjegjësit komunal të Malishevës, janë njoftuar me gjendjen e tyre dhe nevojat që ata kanë, si dhe janë evidentuar të gjithë personat që po qëndrojnë këtu”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/