image Malisheva në 'luftë' me rriqrat dhe koronavirusin, flet kryetari Ragib Begaj

Kosovë

Malisheva në ‘luftë’ me rriqrat dhe koronavirusin, flet kryetari Ragib Begaj

news image

Komuna e Malishevës këtë vit përveç që është ballafaquar me persona të infektuar me koronavirus, tani është duke u përballur edhe me pickimin e rriqrave.

Kryetari i Malishevës, Ragib Begaj për Gazetën Sinjali ka thënë se deri më tani janë mbi 130 persona të pikuar nga rriqrat, por sipas Begajt as njëri prej tyre nuk është në rrezik për jetë.

Begaj tutje ka shtuar se janë duke punuar në dezinfektimin e fshatrave.

“Po, kemi bukur të prekur. Tani janë diku rreth 130 persona. Nuk ka helmime, por megjithatë pickime ka. Pa rrezik njëherë për njëherë. Jemi duke punuar në atë drejtim është në proces të dezinfektimit”, ka thënë Begaj për Gazetën Sinjali.

Begaj ka theksuar se 71 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa katër të tjerë janë në proces të shërimit. Në këtë komunë deri më tani janë 76 persona të prekur nga virusi Covid-19.

“Edhe katër persona janë në proces të shërimit nga koronavirusi. Deri më tani janë shëruar 71 persona me koronavirus”. /Gazeta Sinjali/