image Malisheva 20 orë pa rrymë, Kastrati selam KEDS-it, Kurtit e Rizvanollit: Qytetarët s'e durojnë poshtërimin që po ua bëni

Politikë

Malisheva 20 orë pa rrymë, Kastrati selam KEDS-it, Kurtit e Rizvanollit: Qytetarët s’e durojnë poshtërimin që po ua bëni

news image

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar ashpër, pasi komuna të cilën e udhëheq ka hyrë në 20 orëshin e mungesës së energjisë elektrike.

Sipas tij, kjo është goditja më e rëndë e mundshme, sidomos në sezonën e dimrit.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli dhe KEDS-it, që të marrin masa urgjente.

“Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni!” shkroi ndër të tjerash Kastrati.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, e nderuar mërgatë, biznese të respektuara,

Është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rëndë të mundshme, atë të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa rrymë.

I bëj thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.

Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni!

/GazetaSinjali/