image Malinkov emërohet trajneri i ri i Rahovecit, e zëvendëson Sehitin

Basketboll

Malinkov emërohet trajneri i ri i Rahovecit, e zëvendëson Sehitin

news image

Ljupço Malinkov është bërë trajneri më i ri i KB Rahovecit.

Malinkov në këtë post ka zëvendësuar turkun Serhat Sehit, i cili sipas klubit Vreshtar kishte kërkuar largimin për shkaqe familjare.

Maqedonasi do të jetë në krye të Rahovecit për pjesën e dytë të këtij edicioni që starton javën e ardhshme.

Madje, Malinkov të hënën do ta mbajë seancën e parë stërvitore me lojtarët e Rahovecit. Trajneri nga Maqedonia e Veriut, e njeh basketbollin e Kosovës pasi sezonin e shkuar ishte në krye të Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

Aktualisht, Rahoveci zë vendin e parafundit në Superligë me 17 pikë të mbledhura pas 14 xhirove të zhvilluara.

/Gazeta Sinjali Sporti/