image Mali i Zi: Nesër mbahet mbledhja e re e shumicës parlamentare

Rajon

Mali i Zi: Nesër mbahet mbledhja e re e shumicës parlamentare

news image

Mbledhja e re e përfaqësuesëve të shumicës së vjetër parlamentare për formimin e Qeverisë së Malit të Zi dhe përbërjen e kryesisë së re parlamentare do të mbahet nesër në orën 10, njofton RTGG, duke iu referuar informacioneve jozyrtare.

Crnogorske Vijesti raporton se kreu i Demokracisë së Re Serbe dhe një nga liderët e Frontit Demokratik (DF) Andria Mandiq bëri thirrje për një takim të ri.

Nesër është afati deri në të cilin presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duhet të propozojë një përfaqësues për përbërjen e qeverisë.

Të premten ka përfunduar konsultimet për mandatin me përfaqësuesit e partive dhe me shumë gjasa do të kërkojë shkurtimin e mandatit të Kuvendit nëse askush nuk e bindë se mund të formojë qeveri. Kjo do ta afronte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Mbledhja e fundit u mbajt të premten , e shtatë e ish-mazhorancës, e cila nuk solli përparim në negociata dhe as partitë e ish-mazhorancës nuk i dërguan Gjukanoviq-it nënshkrime mbështetjeje për propozimin që lideri i Demos-it, Miodrag Lekiq të jetë mandatar, për të cilën kishin rënë dakord më parë.

Në takim nuk morën pjesë përfaqësuesit e vetëm të koalicionit “E zeza mbi të Bardhë” (GP URA dhe CIVIS), të cilët paraprakisht kishin njoftuar se nuk do të nënshkruanin propozimin për mandat derisa të ketë një marrëveshje për të gjitha funksionet kryesore në autoritetet e ardhshme të mundshme.

/GazetaSinjali/