image Mali i Zi e ka “plotësisht nën kontroll” koronavirusin

Rajon

Rajon/ Mali i Zi e ka “plotësisht nën kontroll” koronavirusin

news image

Epidemia e koronavirusit në Mal të Zi është nën kontroll të plotë, por qytetarët duhet të vazhdojnë t’iu përmbahen të gjitha rregullave në fuqi, tha të premten Qeveria malazeze.

Jemi gjithnjë e më afër të qenët një vend pa koronavirus, tha ajo në një postim në Twitter.

“Nëse do të kemi sukses, gjë që është e rëndësishme për çdo qytetar dhe për ekonominë tonë, varet vetëm nga ne”.

“Të gjithë duhet t’iu përmbahemi rregullave që janë në fuqi”, bëri thirrje Qeveria në Podgoricë.

Në dy javët e fundit, Mali i Zi ka pasur ditë kur nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus, shkruan REL.

Prejse janë shfaqur rastet e para atje më 17 mars, 324 persona janë infektuar.

Prej tyre, 266 janë shëruar plotësisht, ndërsa tetë kanë vdekur./Gazeta Sinjali/