image Makina në Elbasan bie në humnerë, lëndohen 5 persona

Shqipëri

Makina në Elbasan bie në humnerë, lëndohen 5 persona

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Selcë të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Sipas raportimeve, 5 persona janë lënduar dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë që nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. /GazetaSinjali/