Një makinë është futur në një turmë njerëzish në një karnaval në qytetin Volkmarsen të Gjermanisë.
Sipas asaj që raporton CNN, si pasojë e incidentit disa njerëz janë lënduar, teksa thuhet se shoferi i makinës është arrestuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Mediat gjermane raportojnë se në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë dhe se shoferi hyri padashje në turmën e njerëzve./Gazeta Sinjali/