image Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, lëndohet një grua

Rajon

Shqipëri/ Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, lëndohet një grua

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Përrenjas të Shqipërisë, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Makina dyshohet se ka dalë nga rruga si pasojë e lagështisë, raportojnë mediat e Shqipërisë.

Mësohet se një grua ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Ekipet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e aksidentit./Gazeta Sinjali/ 

Foto Ilustruese