image Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar në Bulqizë

Shqipëri

Makina bie në humnerë, humb jetën një 17-vjeçar në Bulqizë

news image

Një 17-vjeçar ka vdekur sot në Bulqizë, pasi automjeti, në të cilin ishte duke udhëtuar, ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Trebisht të Bulqizës, ku si pasojë ka vdekur personi me inicialet F.P., ndërsa është lënduar rëndë E.T., 20-vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

“Rreth orës 17:00, në Trebisht, Bulqizë, ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17-vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20-vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, ka bërë të ditur policia, raporton Oranews.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./GazetaSinjali/