Një fëmijë katër muajsh u vra në Indi kur një majmun hodhi një gur në drejtim të tij.
Djali ishte me prindërit në shtëpinë e tyre në veri të Indisë kur një majmun kapi një guri në tarracë, e hodhi atë te djali dhe e plagosi rëndë, thanë autoritetet.
Foshnja u dërgua në një spital, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij, raportoi NDTV.
Aksidenti ndodhi në Muzafarnagar në shtetin më të madh të Indisë, Uttar Pradesh.
Majmunët sulmojnë shpesh fëmijët dhe të rriturit në Indi.
Në maj të këtij viti, një majmun vrau një burrë 60-vjeç dhe plagosi nëntë të tjerë.
Tetorin e kaluar, një majmun vrau një djalë 12-vjeçar, në një periferi të Agra. Disa muaj më vonë, një grup majmunësh sulmuan dy turistë në Taj Mahal. /Gazeta Sinjali/