Majlinda Kelmendi ka folur para nisjes së Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi duke folur për faqen zyrtare të KOK-ut, ka folur për emocionet e saj dhe përgatitjet para Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo deklaroi se është gati dhe në formë të mirë, pasi nuk ka pasur lëndime kohëve të fundit, kështu që kjo ka ndikuar që ajo të stërvitet mirë.
“Po ndihem mirë, mendoj që jam gati si fizikisht ashtu edhe psiqikisht dhe shpresoj të jap më të mirën”, tha ajo.
“Në përgjithësi gjithçka shkoi mirë, prej përgatitjeve fizike deri tek përgatitjet përfundimtare. Jam e lumtur që kam mundur të stërvitem mirë dhe trajneri është i kënaqur me mua”, shtoi ai.
“Nuk kam presion, por pak më pak presion sesa në Lojërat Olimpike të Rios sepse këtu jemi tani pesë xhudistë”, tha Kelmendi.
“Po shpresoj për më të mirën, do të mundohem ta mbroj titullin. Jam në formë të mirë dhe ndihem mirë ashtu siç duhet të ndihem para një gare të madhe, por prapëseprapë medalja është medalje, megjithatë e rëndësishme është paraqitja e mirë”, Majlinda Kelmendi. /Gazeta Sinjali Sporti/