Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e saj të 29-të.
Ajo ishte lindur në Pejë me 9 maj 1991, për t’u bërë ambasadori me i mire i vendit tone.
Majlinda Kelmendi është sportistja kosovare me e trofeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo është dy here kampione bote me dy tituj evropian gjithashtu.
Në vitin 2016 në Rio të Brazilit ajo fitoi medaljen e pare olimpike për Kosovën, madje atë të artë, duke ngritur me së larti flamurin e Kosovës.
Kelmendi garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, ndërsa në vitin 2014 ajo kryesonte ranglistën botërore të xhudos në kategorinë e femrave.