image Majku i ftuar në derbin Tirana-Partizani – tifozët fillojnë talljen

Bota e Yjeve

Showbiz/ Majku i ftuar në derbin Tirana-Partizani – tifozët fillojnë talljen

news image

“Air Albania Stadium” po përgatitet për derbin Tirana-Partizani ditën e premte, ora 19:00. Shitja e biletave vazhdon me ritme të çmendura, por risia ka të bëjë me faktin se klubi bardheblu për këtë event, ndoshta për të rritur edhe më shumë audiencën dhe interesin edhe të atyre personave që janë më pak të tërhequr nga futbolli shqiptar, ka ftuar edhe këngëtarin e njohur Majk.

Lajmërimi është bërë në faqen zyrtare të klubit, por kaq ka mjaftuar që tifozët ose komentuesit të nisin me talljet dhe shakatë e tyre, duke e parë këtë nismë si të padobishme dhe pa kurrëfarë interesi për një ndeshje.

https://www.facebook.com/kftirana.al/posts/2513979215524852