Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale ka hasur në vështirësi teksa lexonte emrat e kandidatëve për Asamble Komunale.
Bahtiri gjatë leximit të emrave ka gabuar disa herë.
Në prezantimin e kandidatëve, Bahtiri ia huq emrin numrit 15 në listën e VV-së, duke i thënë fillimisht “Mahmut”, e që në fakt bëhet fjalë për Muhamet Pllanën.
Kandidati për kryetar arsyetohet me përgjigjen se ishte terr dhe nuk mund ta lexonte emrin e kandidatit./GazetaSinjali/