image Macron - Putinit: Dialogu është e vetmja gjë që do të ndihmojë stabilitetin në kontinentin evropian

Botë

Macron – Putinit: Dialogu është e vetmja gjë që do të ndihmojë stabilitetin në kontinentin evropian

news image

Rusia dhe Franca kanë shqetësime të përbashkëta për sigurinë në Evropë, i tha Putin Macronit në fillim të takimit që e zhvilluan sot në Kremlin.

Derisa ata diskutuan shqetësimet e sigurisë, Pentagoni paralajmëroi se Rusia po vazhdon të shtojë trupa “të konsiderueshme” përgjatë kufirit me Ukrainën.

Në Moskë, Macron tha se duhet të ketë një përgjigje të dobishme për Ukrainën. Putini, nga ana tjetër, përshëndeti rolin e Francës në formësimin e sigurisë evropiane.

Unë e kuptoj se ne ndajmë shqetësimin për atë që po ndodh në Evropë në sferën e sigurisë,” tha Putin.

Macron bëri thirrje për de-përshkallëzimin ndërsa u ul për bisedimet, duke shtuar: “Dialogu është i nevojshëm sepse kjo është e vetmja gjë që do të ndihmojë, sipas mendimit tim, për të ndërtuar një kontekst sigurie dhe stabiliteti në kontinentin evropian”.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, e përshkroi vizitën si “shumë të rëndësishme“, por u përpoq të zbusë pritshmëritë, duke thënë se “situata është shumë komplekse për të pritur një përparim vendimtar pas vetëm një takimi”.

/GazetaSinjali/